DYLON

Garuesit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, arrijnë suksesin më të lartë në OMGj 2026 (në grupin e klasave 10-12)

Garuesit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, arrijnë suksesin më të lartë në OMGj 2026 (në grupin e klasave 10-12)
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Festim Shkodra, prof. i mat. në Gj. N. “Xh. Ahmeti” në Gjilan

Garuesit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, arrijnë suksesin më të lartë në OMGj 2026 (në grupin e klasave 10-12)

EkoHigjiena

Më 21.12.2026 në Gjilan, u shpallën rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Matematike të Gjilanit – OMGj 2026, për nxënësit e klasave 7-12, të mbajtur më 13.12. 2025 në Gjilan, ku garuesit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, u treguan më të suksesshmit, ndër klasat 10-12. Ata arritën këto rezultate:

Klasa 10 Elona Maliqi – vendi i dytë

Etike Emine – vendi i tretë

Klasa 11 Renat Kastrati – vendi i parë

Liza Iljazi – vendi i dytë

Eriola Fejzullahu – vendi i tretë

Klasa 12 Erind Hoxha – vendi i parë

Erisë Dushica – vendi i dytë

Olti Cakolli – vendi i tretë

Këtyre nxënësve dhe shkollës së tyre iu dha nga organizatori i garës, nga një mirënjohje për suksesin e lartë të treguar. Gjithashtu nga një mirënjohje do t’i jepet edhe mësimdhënësve të tyre.

Kështu nxënësit e këtij gjimnazi po e vazhdojnë traditën e sukseseve në matematikë sikur edhe në shumë lëmi të tjera, në nivel komune dhe shteti, çka e bën këtë gjimnaz, elitar në nivel të Kosovës. Në këtë solemnitet, iu dha një mirënjohje edhe Festim Shkodrës, profesor i matematikës në këtë gjimnaz, në shenjë nderimi për kontributin e tij shumëvjeçar në organizimin e olimpiadave matematike të Gjilanit.

Nga këta matematikanë të rinj gjilanas, bashkë me fituesit tjerë nga OMGj 2026, do të formohet ekipi i komunes tonë, që do të na përfaqësojë në Olimpiadën e XVIII Matematike të Kosovës – OMK 2026, më 10.01.2026 në Prishtinë.

Nga OMK 2026, përzgjedhet ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e 67-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2026, që do të mbahet në Shanghai, Kinë, prej datës 10-20. 07. 2026. Poashtu nga OMK 2026 përzgjedhet edhe ekipi me 4 vajza që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 15-të Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2026, që do të mbahet në Bordeaux, Francë, më 09-15.04.2026.

Ju dëshirojmë shumë suksese në olimpiadat matematike vijuese, të gjithë garuesve, e posaçërisht atyre nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Suksese!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.