DYLON

Garoi për herë të parë dhe kjo iu përkthye me besim

Garoi për herë të parë dhe kjo iu përkthye me besim
Avatar photo Redaksia

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pjesë e listës garuese për Kuvend Komunal të Gjilanit, ishte edhe Ardita Ukshini.

Ajo ishte pjesë e listës garuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe se nga rezultatet  që janë të ditura ajo ka arrit të fitojë besimin qytetar dhe se do të jetë pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit,

EkoHigjiena

Vet Ardita, në një postim në profilin e saj ka  thënë se angazhimi i saj  u shpërblye me fitore bindëse.

Ja postim i saj,

Miq te dashur!

Ishte hera e pare qe garova per keshilltare komunale. Puna dhe angazhimi im u shperblyen me fitore bindese.

Eshte kenaqesi e veçante te jem femra me e votuar ne historine e Aleances ne komunen e Gjilanit,poashtu edhe kandidatja me e votuar ne listen e AAK-se ne zgjedhjet e 17 tetorit.

Jam falenderuese pafund!

E juaja,Ardita