DYLON

Gardiani i Dritës premton maksimunin dhe rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Ballkanit

Gardiani i Dritës premton maksimunin dhe rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Ballkanit
Avatar photo Redaksia

Të enjtën do të zhvillohet ndeshja  e javës së gjashtë. Klubi FC Drita do të takohet me FC Ballkanin, në ora 15:00, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Portieri i Dritës Faton Maloku tha se e kanë përgatitur në maksimum ndeshjen ndaj një skuadre shumë të fortë.

EkoHigjiena

“Jemi munduar të përgatisim ndeshjen si nga ana psiqike, fizike, taktike në maksimum duke respektuar skuadrën e Ballkanit, po presim me padurim deri nesër që të japim maksimumin”, tha portieri Maloku.

Ai tha se është e vërtet që nuk kaë pasur një start të mirë, por loja e fundit u ka dhënë një qetësi.

“Jemi munduar t’i përmirësojmë gabimet. Shpresoj që prej tash e tutje të marrim rezultate pozitive duke na përcjell pak më shumë edhe fati” përfundoi, gardiani  i skuadrës bardh e kaltër, Faton Maloku.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.