DYLON

Garda Kombëtare përgatit kadetët për mbijetesë në kushte dimërore

Garda Kombëtare përgatit kadetët për mbijetesë në kushte dimërore
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare u realizua trajnimi i Mbijetesës në Kushte Dimërore, për kadetët e Qendrës për Studime Universitare.

Pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në natyrë, përfshirë ndërtimin e strehimoreve, orientimin në terren, ndezjen e zjarrit dhe sigurimin e burimeve jetike.

EkoHigjiena

Pavarësisht kushteve të ashpra dimërore, pjesëmarrësit demonstruan disiplinë, përkushtim dhe qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore, duke forcuar gatishmërinë për ndërhyrje efektive në operacione reale, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.