DYLON

Garda Kombëtare e FSK-së ka realizuar garën “Garda 2022”

Garda Kombëtare e FSK-së ka realizuar garën “Garda 2022”
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar gara e organizuar nga Garda Kombëtar e FSK-së për njësit e saj e realizuar në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin.

Kjo garë, ka pasur për qëllim ngritjen e motivit, vullnetit dhe frymës ekipore tek komponenti i nënoficerëve në kuadër të Gardës Kombëtare. Kjo garë ekipore është garë vjetore dhe tregon përgatitjen dhe frymën ekipore të njësive të gardës.

EkoHigjiena

Gara është organizuar në disa disiplina si: çmontimi dhe montimi i armës, tërheqja me litar, hedhja e granatës, vrapimi me stafet, poligoni i kalitjes fizike, bartja e municionit.

Gara ka qenë karakterit vullnetar, megjithatë pjesëtarët kanë treguar guxim, motiv dhe disiplinë në të gjitha sfidat e garës duke treguar kështu shpirtin luftarak për triumf.

Rezultati i garës ka qenë një tregues i mirë i gjendjes fizike, motivit dhe vullnetit të pjesëtarëve të Gardës Kombëtare duke treguar kështu disiplinë, guxim dhe frymë ekipore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.