DYLON

Garat rajonale të sportit shkollor: Vashat e Gjimnazit kampione, djemtë nënkampionë

Garat rajonale të sportit shkollor: Vashat e Gjimnazit kampione, djemtë nënkampionë
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë janë mbajtur garat rajonale të sportit shkollor, në të cilat ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, janë shpallur kampione për edicionin 2025, kurse djemtë nënkampionë, pas në finale janë mposhtur nga bashkëmoshatarët e tyre nga Vitia.

Është ky edhe një sukses i lojtareve që udhëhiqen nga profesorët e vyeshëm të Kulturës Fizike dhe Sportit, Selami Haziri, Blerim Shala dhe Naser Latifi.

EkoHigjiena

Ekipi i vajzave do ta përfaqësojë rajonin e Gjilanit në garat republikane, në të cilat pritet sukses, ngase gjithmonë kjo shkollë ka dhënë kampionë në nivel vendi në gara të ndryshme.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ka përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit për këtë sukses të arritur dhe u ka uruar suksese në garat republikane.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.