Pas ndryshim të sistemit të garave ne futbollin kosovar, për herë të parë është krijuar Liga e Tretë , e cila është ndarë në 2 regjione.
Në rajonin e Dukagjinit ose Grupi A, marrin pjesë 14-të skuadra që vijnë nga komunat si Prizreni, Peja Gjakova e Rahoveci dhe rajonet si Hasi e Opoja.
Rezultate tejet interesante u regjistruan këtë xhiro si fitorja e ekipit të Dushkajës si mysafir te United Boys Gjakova dhe fitorja në udhëtim e Drinit të Bardhë në derbin ndaj rivalëve lokal Pashtrikut.
Rezultatet komplete të javës së dytë:
Korenica – Lidhja e Prizrenit 1:6
United Boys Gjakova – Dushkaja 3:6
Bashkimi – Rilindja Skivjan 3:1
Lugu i Baranit – Dejni 2:0
Besa – Xerxa 3:0
Pashtriku – Drini i Bardhë 1:3