(2L ONLINE) – Kanë përfunduar ndeshjet e para të rrethit të parë të Kupës në Ligën “Agim Ramadani”. Rezultate mjaft befasuese janë regjistruar në këto përballje, deri sa skuadrat ende nuk i kanë mbyllur llogaritë për të shkruar emrin e tyre në çerekfinale. Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, pret dashamirët e sportit gjilanas që në vikendin e radhës të vijnë dhe të shijojnë spektaklin e fundit për këtë fundvit.
Skuadra e Dobërçanit e ka fituar betejën e parë përballë skuadrës, FSK, në kuadër të rrethit të parë të garave të Kupës. Megjithëse ishin në disavantazh, falë një loje fantastike të treguar, futbollistët e Dobërçanit përmbysën ndeshjen dhe krijuan kapital për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave. Por, asgjë nuk ka përfunduar, prandaj në lojë janë të gjitha opsionet e mundshme, gjithçka do mësohet në ndeshjen kthyese
Migjeni ka fituar dramën e parë të Kupës, deri sa në sfidën e luajtur ditën e shtunë ka mposhtur Karadakun, në një ndeshje që prodhoi shumë aksione, raste për shënim e mbi të gjitha gola, ato që në fund përcaktojnë çerekfinalistin. Asgjë nuk ka përfunduar, në lojë mbeten edhe 30 minuta të tjerë për të mësuar emrin e vërtetë të çerekfinalistit.
SK Arifi triumfon sërish ndaj skuadrës Xixa, por kësaj rradhe në ndeshjen e kupës, megjithëse ende nuk i ka mbyllur mirë llogaritë, pasi do zhvillohet edhe dueli kthyese për të përcaktuar se cila nga këto dy skuadra do ecin tutje. Dy skuadrat nuk kursyen asgjë nga vetja duke dhënë kështu maksimumin, ndërkohë një duel i tillë dhe interesant pritet të jetë ai i kthimit, pas një jave.
Las Vegas ka hedhur hapin drejt çerekfinales, deri sa ka mposhtur në sfidën e parë skuadrën MobiCasa. Në lojë janë edhe 30 minuta të tjerë të cilët do jenë të zjarrtë, me Las Vegasin që kërkon të ruajë kapitalin nga ndeshja e parë, ndërsa MobiCasa rikthimin e madh.
mposhtur në sfidën e parë të rrethit të parë në garat e Kupës. Dueli u vendos në episodin e parë të 15 minutëshit, deri sa u regjistruan tre gola, dy prej të cilëve i realizuan futbollistët e Verbicës, për të dalë si fitimtar nga kjo sfidë. Mbetet për të parë në ndeshjen kthyese se cila nga këto dy skuadra do shkruajnë emrin e tyre në mesin e çerekfinalistëve.
Ka mjaftuar një gol i hershëm në fillimin e ndeshjes që skuadra e Fatbardhit të fitojë betejën e parë përballë Eksimorit. Lufta nuk ka përfunduar ende, pasi në lojë janë edhe 30 minuta të zjarrtë dhe çdo sekond i tyre ka vlerën dhe peshën e saj. Tifozët e shumtë të mbledhur për këtë superpërballje në padurim presin ndeshjen kthyese, me ç’rast dy skuadrat do japin verdiktin final sa i përket çështjes çerekfinale.
Dalia ndodhet në epërsi përballë skuadrës, Malësia, pasi ka triumfuar në ndeshjen e parë të garave të Kupës. Në një duel me shumë gola, ka qenë skuadra, Dalia që ka shfrytëzuar më së miri rastet, duke hedhur një hap drejt çerekfinales, megjithëse mbetet edhe një ndeshje për tu konfirmuar.
Budrika ka triumfuar minimalisht në sfidën e parë ndaj skuadrës, Katana, në një ndeshje mjaft interesante të luajtur në ditën e diel. Megjithatë, skuadrat ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit, deri sa një gjë të tillë pritet ta bëjnë pas një jave, me ç’rast njëra nga to do shkruhet në listën e skuadrave çerekfinaliste të Kupës.
/2l ONLINE/ Drilon SYLEJMANI/