/2L ONLINE/ – Lajmi se në mungesë të ndihmës nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht zyra e kryetarit, njësia për sport, është anuluar gara tradicionale ndërkombëtare në motocross, ka prekur zemrën e sportistit, të adhurueseve të këtij sporti, por edhe të donatorëve.
Shih shkrimin: “Anulohet gara në motocross – Komuna nuk na ndihmoi”
Shumë shpejtë ata janë mobilizuar dhe kanë detyruar organizatorin ta thërras një takim urgjent, ku kanë vendosur që megjithatë garën ta mbajnë, duke grumbulluar mjete vetanake, sipas mundësive që i kanë pasur vetë garuesit, por edhe duke gjetur mbështetje te disa donatorë, sa për ta mbajtur garën dhe për të mos e anuluar.
Pra, njoftimi i fundit në adresë të Portalit 2L ONLINE, nga organizatori Moto Cross klub 06 nga Gjilani, është se megjithatë, edhe pse mungoi përkrahja e institucioneve, “Enduro Championship 2015” do të mbahet në Stanishor, më datën 25 tetor, në ora 11:00, (regjistrimi i garuesve fillon nga ora 09:00), e sipas organizatorit, pjesëmarrjes përveç garuesve kosovar priten të jenë edhe ata nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia Kroacia e Shqipëria.
Përndryshe, garat do të zhvillohet në tri kategori E1 125 cc 2t – 250 4t, E2 250 cc 2t – 450 4t, E3 Kategori Hoby – nën 18-vjet dhe mbi 35- vjet. /2L ONLINE/