DYLON

Gara e Motokrosit në Kamenicë, spektakël veror

Gara e Motokrosit në Kamenicë, spektakël veror
Avatar photo Redaksia

Gara e Motokrosit në Kamenicë, spektakël veror si asnjëherë më parë

Me fillimin e ‘Kamenica Summer Fest 2025’, qyteti është mbushur me energji të qytetarëve për të parë nga afër aktivitetet e ndryshme që do të mbahen.

EkoHigjiena

Gara e Motokrosit në Kamenicë solli në pistë garues nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët matën forcat në një garë të zjarrtë, plot sfida dhe emocion.

Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Kulturës, Behar Hyseni, hapën zyrtarisht garën e motokrosit.

Pas përfundimit të garës Kryetari Kadri Rahimaj ka uruar fituesit që triumfuan.

“Urime të përzemërta fituesve të garës, të cilët me përkushtim dhe pasion treguan vlerat më të mira të këtij sporti, dhe faleminderit për atmosfetën. Ky ishte jo vetëm një triumf personal për ta, por edhe një festë për të gjithë komunitetin që u bë pjesë e kësaj ngjarjeje madhështore. Falemnderit Enduro Kamenica për bashkëpunimin. Diasporë bëhuni gati për aktivitete të shumta këtë verë”, ka thënë Rahimaj.

Edhe Drejtori Hyseni ka uruar fituesit e kësaj gare duke thënë se pasioni i tyre për pistën u shndërrua në garë të fortë me emocione.

“Urime për të gjithë fituesit dhe faleminderit që u ishit pjesë e kësaj gare. Na dhuruat emicione dhe adrenalinë të një gare të fortë. Kamenica ju pret me aktivitete të tjera gjatë gjithë verës”, ka thënë ai.

Ky aktivitet është mbështetur edhe nga Federata e Motoçiklizmit të Kosovës. /2LONLINE/