DYLON

Gara e Enigmatëve dhe shënimi i 45-vjetorit të botimit të revistës për enigmatikë, “Horizonti” në kuadër të “Flakës së Janarit 2026”

Gara e Enigmatëve dhe shënimi i 45-vjetorit të botimit të revistës për enigmatikë, “Horizonti” në kuadër të “Flakës së Janarit 2026”
Avatar photo Redaksia

Nga: Rexhë Hasani

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”,  në Gjilan do të zhvillohen aktivitete të veçanta në fushën e enigmatikës, të organizuara nga Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”.

EkoHigjiena

Shoqata ka shpallur garat në sajimin e fjalëkryqit dhe anagramit, të cilat do të zhvillohen me korrespondencë. Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 15 janar 2026.

Ndërkohë, Takimi i Enigmatëve do të mbahet më 31 janar 2026, duke filluar nga ora 12:00, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Fan S.Noli”, në Gjilan. Me këtë rast do të organizohet edhe një tryezë kushtuar 45-vjetorit të daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti” (1981–2026), një prej botimeve më jetëgjata të këtij profili në hapësirën shqiptare si dhe ekspozita me fotografi  nga historiku 45-vjeçar i revistës “HORIZONTI”.

Gjatë këtij takimi, Komisioni-Juria vlerësuese, do të bëjë edhe shpalljen e më të mirëve në garat për sajimin e fjalëkryqit dhe anagramit.

Organizatorët ftojnë të gjithë enigmatët, krijuesit dhe dashamirët e enigmatikës që të marrin pjesë në këto aktivitete kulturore, të cilat synojnë ruajtjen dhe zhvillimin e traditës enigmatike shqiptare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.