DYLON

Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit

Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
Avatar photo Redaksia

/Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/

***

Përgjatë vizitave në terren u ndalëm te kompania “Vëllezërit Aliu”, që prej vitesh njihet për profesionalizmin në projektim, ndërtim dhe instalime elektrike e hidraulike.

Me drejtuesit e kompanisë biseduam për punën e tyre të përditshme, sfidat dhe angazhimin që po tregojnë në çdo projekt për të ndërtuar një Gjilan më funksional e modern.

Bizneset e Gjilanit po zhvillohen dhe po e forcojnë çdo ditë ekonominë lokale me përkushtim, inovacion dhe vlera pune.

***

Sot e vizitova doktorin e mirënjohur të qytetit tonë, Xhevat Demirin, një personalitet me histori të jashtëzakonshme shërbimi.

Ai është angazhuar prej viteve të hershme, si në rrafshin e profesionit, ashtu edhe në aktivitetet për lirinë e Kosovës. Gjatë luftës, me shumë kolegë të tjerë, ka përgatitur kuadro mjekësorë për ndihmë në front dhe ka qenë vetë pjesë e strukturave shëndetësore në zonën e Karadakut.

Bisedat me dr. Xhevatin janë gjithmonë të frytshme dhe të këndshme, andaj e falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.

***

Në kuadër të vizitave te bizneset lokale, pata kënaqësinë të jem në Toska Electronics, kompani me 25 vjet përvojë pune në tregun e pajisjeve elektroshtëpiake.

Kjo kompani është një nga adresat më të besueshme në Gjilan, duke ofruar shitje, transport dhe mbështetje me disa prej brendeve më të mëdha evropiane e botërore.

Biznese të tilla në Gjilan janë storie suksesi që me punë dhe përkushtim kanë arritur majat e sukesit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.