DYLON

Gara Ballkanike e Atletikës së shpejti zbret në Gjilan

Gara Ballkanike e Atletikës
Avatar photo Redaksia

Gara Ballkanike e Atletikës do të mbahet sivjet në Komunën e Gjilanit, në të cilën do të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit.

Kjo u bë e ditur sot pas takimit që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, zhvilloi me nënkryetarin e Federatës Europiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, i cili shoqërohej nga kryetari i Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.

Kryetari Lutfi Haziri e ka falënderuar nënkryetarin Karamarinov për mbështetjen që Gara Ballkanike e Atletikës sivjet të mbahet në Gjilan, përderisa e ka njoftuar për infrasktrukturën ekzistuese dhe planet për zgjerimin saj akoma më shumë. Haziri ka shfaqur zotimin se së shpejti do të themelohet edhe klubi i atletikës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Karamarinov ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen, sidomos ndaj sportit të atletikës. Ai është shprehur të jetë i impresionuar me atë që ka parë në garën mbarëkombëtare “Vrapimi i Qytetit”, e cila është mbajtur të dielën në Gjilan me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë atletëve.

Pas vizitës në Komunën e Gjilanit, Karamarinov, i shoqëruar nga udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, ka vazhduar me inspektimin e stadiumit ndihmës në Gjilan, i cili ka katër korsi të shtegut të atletikës. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.