DYLON

Gani Neziri kandidon për kryetar të Komunës së Gjilanit si kandidat i pavarur

Gani Neziri kandidon për kryetar të Komunës së Gjilanit si kandidat i pavarur
Avatar photo Redaksia

Zgjedhjet lokale  të 17 tetorit në Kosovë duket se kanë zgjuar interesim sidomos te kandidaturat e pavarura. Njëra nga to që do të synojë pozitën e të parit  në komunë ne Gjilanit është edhe kandidatura e Gani Nezirit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Neziri e ka konfirmuar për 2LONLINE.com, se i ka ndarë rrugët me subjektin e tij politik, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), me të cilën ka rrugëtuar tani e 20 vite, duke qenë identitet i kësaj sigle, dhe për këtë ai e pranon edhe vet se ishte ndër vendimet më të vështira që i ka ndërmarrë.

EkoHigjiena

Madje këtë ndarje ai e krahason me ndarjet që bëhen në familje mes vëllezërve të një nëne dhe se kujtimet më të mira brenda partisë e bëjnë edhe të përlotët,  pasi  partia për të, ngjasonte në një familje.

“Njëzet vjet aktivitet politik brenda partisë dhe “papritmas” vjen moment i ndarjes me apo pa të drejtë, krejt ashtu sikur ndahesh nga vëllezërit e një nëne”, thotë Neziri, për të shtuar se dëshiron t’i vë në dijeni gjithë publikun gjilanas, e veçanërisht anëtarët e Partisë Demokratike së që nga sot ka shpallur kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Gjilanit duke u ndarë veçse fizikisht nga Partia por, jo edhe emocionalisht.

“Pra, sot kam dorëzuar në KQZ dokumentacionin e kompletuar si Kandidat i Pavarur për Kryetar të Komunës së Gjilanit.  Rrugëtimin e kam filluar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma si shembulli më i mirë në nivel shteti si duhet fituar besimin e qytetarëve nga të gjitha përkatësitë partiake.  Asgjë nuk është e pamundur, tha Ai.  Është larg vetëm atje ku nuk do të shkosh!”,  është shprehur Neziri, transmeton 2LONLINE.com.

Ai tha se ka ardhur koha që qytetarët anamoravas ta kenë kuptuar se u bënë shumë vite duke iu shërbyer rajoneve tjera nëpërmjet partive tona dhe liderëve gjilanas.

“Nëpërmjet LDK-së po u shërbehet llapjanëve, nëpërmjet PDK-së po u shërbehet Drenicalive, nëpërmjet AAK-së po i shërbehet Dukagjinit dhe nëpërmjet VV-së po u shërbehet sheherlive të Prishtinës. Deri kur kjo?!  Mendoj se është momenti që ta kuptojnë  se veç një kryetar i pavarur nga partitë mund të jetë në shërbim të Gjilanit dhe gjilanasve”, thotë Gani Neziri, i cili beson fuqimisht se do ta ketë mbështetjen e qytetarëve pa dallim partie dhe do të jetë në krye të një Komune e cila do të jetë e gjilanasve.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.