DYLON

“Galaktika e Andromedës”, film mbi fatin e individit në shoqërinë e dalë nga lufta

“Galaktika e Andromedës”, film mbi fatin e individit në shoqërinë e dalë nga lufta
Avatar photo Redaksia

Në mbrëmjen e tretë të “Fest Film“, i cili po zhvillohet në kuadër të „Flakës së Janarit 2025“ është shfaqur filmi “Galaktika e Andromedës”, i regjisores More Raça.

Në film luajnë aktorët: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Don Raça dhe Elda Jashari.

EkoHigjiena

Filmi trajton fatin e një babi kosovarë në periudhën e pasluftës, i cili është i papunë dhe në kërkim të çfarëdo pune dhe që jeton i vetëm me vajzën e tij, duke mos pasur as shtëpi, por me ëndrra për një të ardhme më të mirë.

Një takim i rastësishëm me një grua, e cila bënë jetën e një prostitute, e cila i rrëfen për jetën e saj dhe që më vonë vihet në shërbim të saj si vozitës, kryepersonazhit i sjell probleme të mëdha, andaj mbi të bien paragjykimet e shoqërisë, andaj duke mos patur shtegdalje, kryepersonazhi bashkë me vajzën e tij merr rrugën e mërgimit.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.