DYLON

Gagica vlerëson lartë bashkatdhetarët që investojnë në Kosovë dhe hapin vende pune

Gagica vlerëson lartë bashkatdhetarët që investojnë në Kosovë dhe hapin vende pune
Avatar photo Redaksia

“Kënaqësi që vizitova ndërmarrjen ‘Wolf GmbH”, e certifikuar për prodhimin e shtëpive të parafabrikuara, produktet e të cilës janë të orientuara për eksport të jashtëm, kryesisht në Gjermani”, ka thënë Nazim Gagica, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai shtoi se bashkë me afaristin dhe humanistin nga Gjilani, njëherit anëtarin e kryesisë së AAK-së, Ilmi Mustafa, panë nga afër punën që bëhet në këtë kompani dhe përgëzuam pronarin, Ukë Blakaj i cili është edhe kryetar i Aleancës për Gjermani, për punën që e bënë, punësimin që e ka bërë në Kosovë dhe suksesin që po e tregon në Gjermani.

EkoHigjiena

“Në Kosovën e lirë dhe të pavarur, patriotët më të mëdhenj janë bashkatdhetarët si Ukë Blakaj, si Ilmi Mustafa e shumë si këta që investojnë, punësojnë dhe ndihmojnë qytetarët e Kosovës vazhdimisht e në shumë forma.  Ukës i urojmë suksese të mëtejme si dhe zgjerim të veprimtarisë së tij”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/