DYLON

Gagica vlerëson lart kontributin që ka dhënë veterania e arsimit, Makfire Uzunaliç

Gagica vlerëson lart kontributin që ka dhënë veterania e arsimit, Makfire Uzunaliç
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me kolegen time Vjollcën, patëm kënaqësinë të takojmë veteranen e arsimit në Gjilan, profesoreshën që nga viti 1974, drejtoreshën e parë e institucionit parashkollor, ish-koordinatoren e Shoqatës së Pensionistëve për Regjionin e Anamoravës, Makfire Uzunaliç”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai ka shtuar se profesoresha Makfire ishte aktiviste dhe veprimtare politike e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fuqizimin e rolit të gruas sikur shumë aktiviste e veprimtare tjera të Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Gagica shtoi se takimet e tilla dhe këshillat që marrim nga këto figura të çmuara, jo që na motivojnë por edhe na shërbejnë si udhërrëfyes i yni e i brezave që vijnë pas.

“Janë të rrallë njerëzit si profesoresha Makfire, e cila pavarësisht sfidave në jetën dhe karrierën e saj, ajo asnjëherë nuk u dorëzua, përkundrazi, sfidat ishin motiv për më shumë punë e angazhim për brezat. Faleminderit e mirënjohës përjetë për gjithçka që keni bërë për gjenerata të tëra, për Gjilanin e për Kosovën. Jetofsh gjatë e me shëndet profesoreshë”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.