DYLON

Gagica: Vizioni ynë për Kosovën Fituese prekë të gjitha kategoritë e shoqërisë me paga dhe pensione të dinjitetshme

Gagica: Vizioni ynë për Kosovën Fituese prekë të gjitha kategoritë e shoqërisë me paga dhe pensione të dinjitetshme
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

“Kulla e Bashkimit” në kodrën e Gjilanit është pikë bashkimi e shqiptarëve nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo kullë e afron edhe më shumë Luginën me Kosovën përmes komandantit të njohur, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare në Kosovë e Luginë, Shefket Musliu.

Me kandidatët për deputetë, Ahmet Isufi, Emine Daci, Faton Jakupi e Fatmir Matoshi, takuam nga afër shumë ish-pjesëtarë të të gjitha luftërave çlirimtare.

Vizioni ynë për Kosovën Fituese prek të gjitha kategoritë e shoqërisë me paga dhe pensione të dinjitetshme. I njohim mirë nevojat e sfidat e këtyre kategorive, sepse jemi bashkë vazhdimisht e për aq vjet sa ka liria e Kosovës. Prandaj, kujdesi ynë është dhe do të jetë i përhershëm.

✅ 137 për Kosovën Fituese!”

137✅️ 43✅️

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.