DYLON

Gagica tregon për trajnimet që po i bëjnë në AAK, e që kanë të bëjnë me fushatë

Gagica tregon për trajnimet që po i bëjnë në AAK, e që kanë të bëjnë me fushatë
Avatar photo Redaksia

“Sot, me ekipin tim kandidatët për këshilltarë komunal, filluam trajnimin njëditor me temat: Etika e të bërit fushatë, Sjella organizative, Protokolli dhe Diplomacia”, ka bërë me dije Nazim Gagica, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.

Sipas Gagicës, e  gjithë kjo po bëhet me qëllimin që të dëshmojmë praktikisht se në vendin tonë, në hapësirën tonë politike, domosdo duhet ngritur në vlerë të demokracisë, rezultativisht në vlerë kulturo-morale, të bërit fushatë, si parakusht i ngritjes së vetëdijes politike dhe funsksionalitetit demokratik.

EkoHigjiena

“Ne në AAK jemi thellësisht të përcaktuar në këtë drejtim me gjithë kapacitetin tonë human, intelektual e politik -demokratik”, ka thënë Gagica. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.