DYLON

Gagica: Thirrje për pozitën, opozitën dhe udhëheqjen komunale në Gjilan: Miratojeni buxhetin tani!

Gagica: Thirrje për pozitën, opozitën dhe udhëheqjen komunale në Gjilan: Miratojeni buxhetin tani!
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, u ka bërë thirrje pozitës, opozitës dhe udhëheqjes komunale në Gjilan, “miratojeni buxhetin tani!”.

“Koha po ecën dhe qytetarët e Gjilanit nuk mund të jenë peng i kalkulimeve politike. Ky nuk është momenti për inate apo për lojëra partiake – është momenti për përgjegjësi”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shtoi se nuk ka “viktimë” e as fitues politik në këtë situatë, por ka një humbës të madh: qytetari!

“Prandaj, veproni tani! Miratoni buxhetin dhe lejoni që projektet dhe shërbimet e domosdoshme të mos mbesin peng i politikës. Interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi gjithçka”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.