Nazim Gagica, që në zgjedhjet e 17 tetorit, do të jetë njëri nga ata që do të synojnë pozitën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, si kandidat i Aleancës për Ardhmërinë ë Kosovës (AAK), bashku me ekipin e tij, kanë mbjellë drunj në Kompleksin e Dëshmorëve të Gjilanit.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë së të rënët për lirinë e vendit nderohen edhe duke mirëmbajtur mjedisin ku ata pushojnë.
“Ata na sollën lirinë e mohuar me dekada, ne e kemi për obligim ta ndërtojmë vendin dhe në të njëjtën kohë t’ia përcjellim ndjenjën kombëtare edhe brezave të ardhshëm dhe kjo bëhet duke iu rrëfyer të vërtetën tonë të lavdishme” ka thënë ai.
Tutje Gagica ka falënderuar nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufin për përkrahjen që i ka dhënë dhe pritjen që i ka bërë tek Kompleksi si dhe ka falënderuar Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të luftës, Xhevdet Mehmetin dhe Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Rashit Ymeri.
“Sa herë do t’i vizitojmë, do të shohim këto drunj në nderim e respekt për të rënët. Shumë punë janë bërë e shumë tjera kemi përpara. Është obligim i yni ta bëjmë vendin tonë lehtësisht të jetueshëm dhe të respektuar e dashur për secilin dhe nga secili. Lavdi e përjetshme të rënëve për Lirinë e Atdheut!”, ka thënë në fund Gagica. /2LONLINE.com/