DYLON

Gagica: Sot nderuam dëshmorin e kombit, Agim Rushitin, në përvjetorin e përjetësimit të tij

Gagica: Sot nderuam dëshmorin e kombit, Agim Rushitin, në përvjetorin e përjetësimit të tij
Avatar photo Redaksia

“Sot nderuam dëshmorin e kombit, Agim Rushitin, në përvjetorin e përjetësimit të tij”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Gagica ka thënë se Agimi ishte vazhdimësi e patriotëve të mëdhenj që në vitet ’80-a ia bënë të qartë Serbisë: kjo tokë është e jona. Në ballë të demonstratave të ’89-ës, ai ndoqi rrugën e atdhetarëve shqiptarë për lirinë e Kosovës. Agimi kishte ideale për të cilat edhe dha jetë.

EkoHigjiena

“Sakrifica e tij dhe e shokëve u bë frymëzim për breza të tërë, duke i dhënë shtysë formimit të UÇK-së, lufta e së cilës, me ndihmën e aleatëve tanë, solli lirinë dhe shtetin e Kosovës. Lavdi Agim Rushitit! Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.