DYLON

Gagica shprehë mirënjohje për të gjithë me të cilët bashkëpunoi si drejtor i DKA-së

Gagica shprehë mirënjohje për të gjithë me të cilët bashkëpunoi si drejtor i DKA-së
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, Nazim Gagica liroi pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, për t’iu përkushtuar garës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pasi është kandidat i AAK-së për kryetar komune dhe sot është shprehur mirënjohës mësimdhënësve, kolegëve të DKA-së dhe të drejtorive tjera, për bashkëpunimin, besimin e ndërsjellë dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo sfide.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Të respektuar kolegë mësimdhënës!

Drejtori të institucioneve arsimore e kolegë në DKA!

Të dashur nxënës!

Në misionin tonë të përbashkët për shkollë më të mirë, u takuam këtu e katër vjet më parë, të vetëdijshëm për detyrat e përgjegjësitë, të bindur në mundësitë tona e të gatshëm që të bashkuar të rrugëtojmë drejt synimeve.

Ju jam pafundësisht e përjetësisht mirënjohës për bashkëpunimin, besimin e ndërsjellë dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur çdo sfide.

Të respektuar miq!

Ne besuam fuqishëm në njëri tjetrin, prandaj sot si katër vjet më parë kemi po ato raporte besimi e afrimi. Bashkë tejkaluam sfida e korrëm suksese; bashkë ishim kudo dhe kurdo që nevojitej gërshetimi i energjive tona. Besimi im në fuqinë tuaj u kthye në besimin tuaj ndaj meje për punët e përbashkëta që bëmë. Sukseset nuk ishin të pakta, si edhe sfidat. Ne festuam bashkë sukseset e u përballëm bashkë, me besim, me sfidat.

Ndërsa kam liruar pozitën e drejtorit në DKA, unë jam i bindur në profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin tuaj si edhe deri më sot.

Më lejoni që t’ju shpreh admirimin dhe falënderimin më të sinqertë për bashkëpunimin tonë juve kolegë mësimdhënës, drejtorë e struktura drejtuese në shkolla, kolegë në DKA dhe gjithë të tjerëve që rrugëtuam bashkë.

Falënderim sukseseve e dashurisë së pafundme për dije juve të dashur nxënës e ish nxënës.

Kanë qenë të lumtura e sfiduese këto vite për mua.

Të gjithë ju më keni bërë më të mirë.

Ju falemnderit e mirënjohje përjetësisht.

Suksese të reja në misionin tuaj.

Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.