DYLON

Gagica: Rreth 95 përqind e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve janë të kënaqur me mësimin online

Gagica: Rreth 95 përqind e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve janë të kënaqur me mësimin online
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në konferencë me gazetarët ka bërë prezantimin e sondazhit për përdorimin e shërbimeve të ofruara online në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19.

Gagica ka thënë se nga data 16 mars jemi duke punuar në procesin edukativo-arsimor përmes platformës online që ka krijuar Komuna e Gjilanit, gjithashtu është përcjellur edhe mësimi përmes videove nga MASHT, mësimi nga televizioni publik dhe rrjeteve sociale.

“Rreth 95 për qind e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve janë të kënaqur me platformën online të mësimit. Konfirmojmë se këtë sondazh prinë platforma mesojmengashtepia.com, që e ka bërë Komuna e Gjilanit, pastaj vjenë mësimi përmes televizionit publik, e më pas MASHT me mësimet në youtube.com, e kështu me radhë. Në këtë formë të mësimit përmes sondazhit është bërë një komunikim i fuqishëm dhe i vazhdueshëm në këtë fazë mes nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve”, ka njoftuar Gagica.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për realizimin e programit arsimor është në nivelin më të lartë dhe në komunikimin nxënës – mësimdhënës janë përdorur edhe aplikacione të tjera si viber, zoom, messenger etj.

“Duke përdorur aplikacionet e ndryshme është arritur që përveq zhvillimit të mësimit, të bëhet edhe vlerësimi i nxënësve, detyra të ndryshme për ta, aktivitetet e përbashkëta dhe gjithashtu janë zbatuar edhe forma të ndryshme të mësimdhënësies e nxënies sipas modeleve më të reja pedagogjike”, ka potencuar ai mes tjerash.

Gagica ka falënderuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit të cilët janë angazhuar maksimalisht në zhvillimin e mësimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.