DYLON

Gagica: Rreth 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan, ende pa paga!

Gagica: Rreth 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan, ende pa paga!
Avatar photo Redaksia

“Sot, më 14 gusht, rreth 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan ende nuk kanë marrë pagat e tyre, dhe kjo vonesë është e turpshme dhe e papranueshme”, ka thënë kreu i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica.

Ai shtoi se institucionet komunale dhe përgjegjësit kompetent duhet menjëherë të marrin masa që punëtorët të marrin shpërblimin e merituar për punën e tyre.

EkoHigjiena

Gagica thotë se mosrespektimi i afateve të pagesës jo vetëm që shkel të drejtat e punëtorëve, por dëmton edhe besimin në administratë e menaxhment.

“Jemi të vendosur të mbrojmë zërin e çdo punëtori dhe t’i kërkojmë llogari çdo institucioni që dështon në detyrën e tij. Paga e punëtorit nuk duhet të jetë asnjëherë peng i neglizhencës apo mosmenaxhimit”, thotë Nazim Gagica i AAK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.