Gagica: Rikthimi i Vjollcës në Kuvend, rikthimi i një zëri të matur, të përkushtuar dhe në shërbim të interesit publik
Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Vjollca Matoshi.
“Rikthimi i Vjollcës në Kuvend është rikthimi i një zëri të matur, të përkushtuar dhe gjithmonë në shërbim të interesit publik. Me përvojë të dëshmuar në dy mandate si këshilltare komunale, Vjollca ka dhënë një kontribut të çmuar në çështje të rëndësishme për qytetarët”, thotë Gagica i AAK-së.
Sipas tij, kontributi i saj në fushën e edukimit parashkollor ka qenë i vazhdueshëm dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në formimin e hershëm të fëmijëve, duke sjellë përkushtim dhe përvojë në edukimin cilësor të gjeneratave të reja.
“Gjilanin ka nevoje për Kuvend funksional, Kuvendi ka nevojë për Vjollcën. Na priftë e mbara!”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/
