DYLON

Gagica: Rexhep Malaj pjesë e pandashme e historisë së kombit shqiptar, frymëzim për shumë breza

Gagica: Rexhep Malaj pjesë e pandashme e historisë së kombit shqiptar, frymëzim për shumë breza
Avatar photo Redaksia

“Në 72-vjetorin e lindjes së heroit tonë kombëtar, Rexhep Mala, sot bashkë me Komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, si dhe me bashkëveprimtar të heroit, morëm pjesë në ditën e shkollës në Topanicë të Komunës së Kamenicës e cila me krenari mban emrin e Rexhep Malës”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai shtoi se po ashtu, me rastin e ditëlindjes së Rexhep Malës, u bë edhe promovimi i librit që mban titullin “Rexhep Malaj në kujtimet e mia”, të autorit Sherif Sherifi.

EkoHigjiena

“Gjithmonë tek shqiptarët pati emra të mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e mbushur plot me lavdi e data të rëndësishme që mundësuan kthesa historike. Edhe Rexhep Malaj përveç që u bë pjesë e pandashme e historisë së kombit shqiptar, ai u bë edhe frymëzim për shumë breza në të gjitha etapat e mëvonshme historike”, ka thënë Gagica.

Ai theksoi se mburren me jetën dhe veprën e Rexhep Malës dhe secilit shqiptar tjetër që ishte i rreshtuar në anën e drejtë të shqiptarëve.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.