”Përvjetorët e bëjnë edhe më të gjallë kujtimin dhe krenarinë për Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, djemtë e shqiptarisë që me guximin dhe vizionin e tyre paralajmëruan ardhjen e lirisë së Kosovës”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.
Ai tha tutje se, Rexha dhe Nuhiu ishin shembull i përkushtimit dhe sakrificës, duke u bërë frymëzim për breza të tërë. Rënia e tyre e lavdishme nuk shënoi vetëm një humbje, por u bë thirrje për një zgjim të përgjithshëm, që kulmoi me luftën çlirimtare dhe realizimin e ëndrrës për liri.
“Kujtimi dhe nderimi për ta mbeten të përjetshëm në zemrat e shqiptarëve. Lavdi Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e atdheu“, thotë Gagica. /2LONLINE/