• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

Redaksia 2LONLINE 29 Janar, 2023 3 min
 Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës në Gjilan, u vendos që t’i kërkohet Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga ngritja e çmimit të faturave të tatimit në pronë.

“Deri këtu është në rregull. Kuvendi është organi më i lartë i Komunës dhe si i tillë përfaqëson dhe mbron interesat e qytetarëve.  Ajo që për një mendje të shëndosh dhe të pa ndikuar është e pakuptimtë, kërkesa zyrtare e partisë në pushtet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar edhe një herë për një çështje, për të cilën Kuvendi i Gjilanit në seancën e datës; 26.01.2023, me votë unanime të të gjitha subjekteve politike në kuvend, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga ngritja e çmimit të faturave të tatimit në pronë”, thotë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.

Sipas tij, pushteti aktual në Gjilan nuk i respekton as vendimet e veta. Udhëheq me Komunën e Gjilanit, nxjerrë vendime në Kuvendin e Komunës dhe në fund i konkurron me kërkesa nga partia që nënkupton se nuk i respekton vendimet e veta.

“Ne kërkojmë që faturat e 2023-s të jenë të njëjta si ato të vitit paraprak. Pushteti qendror në vend që t’i zgjas dorën e ndihmës qytetarëve në kohën e krizës më të madhe ekonomike në vend, ai e rëndon këtë gjendje dhe kësisoj e mbytë shpresën e popullit për një dalje të shpejtë nga kriza ekonomike”, thitë tutje Gagica i AAK-së..

Sipas tij, realisht, del se këto përpjekje nuk janë asgjë tjetër pos kamuflim i pushtetit, pasi reagimi qytetarë për rritjen e tatimit në pronë ishte shumë i ashpër.

“Së këndejmi, çfarëdo kamuflimi e tendence populizmi nuk i mashtron më qytetarët, sepse ata vazhdimisht po e lexojnë se këtij pushteti veç gjendja sociale e tyre nuk i intereson”, thotë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Etiketa:AAK Aleanca Gjilan kuvendi komunal Nazim Gagica rekomandojmë tatimi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

25 Mars, 2023

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com