DYLON

Gagica: Qeverisja e kaluar i ka paraqitur njerëzit si të vdekur për qëllime personale

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshm të Gjilanit, Nazim Gagica, iu është përgjigjur akuzave të opozitës në adresë të kësaj drejtorie , të cilat i ka quajtur të pabaza që vijnë nga disa individëve të opozitës, si në rastin konkret nga Riad Rashiti i PDK-së.

“Dihet mirë se në vitin 2013 qytetarët janë pritur në administratë me barrikada të hekurta një kohë të gjatë, për të mbajtur radhët e gjata për t’u pajisur me shërbime. Ndërsa në këtë vit, po e kalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, pa zgjatje të orarit dhe shumë më efikas po u ofrojmë shërbime qytetarëve. Tash qytetarët vijnë dhe i marrin shërbimet në mënyrë komode”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Për ata që kanë bërë vërejtje, Gagica thotë se u drejtohet me me këto të dhëna se janë gjetur 318 gabime të rënda që kanë ndodhur në vitin 2013 si njoftim i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe që të gjitha janë për hetime të krimeve të rënda që nënkupton prej ndryshimeve në emra, mbiemra e deri në atë shkallë kur i paraqesin njerëzit si të vdekur për qëllime të tyre personale, ndërsa këtë vit s’ka ndodhur asnjë gabim.

“Në vitin e kaluar kanë qenë 11 punëtorë më tepër se sivjet, ndërsa efikasiteti në vitin 2014 është shumë më i lartë. Ne, prej kohësh kemi punuar me 8 orë të plota sepse e kemi hequr pauzën, ndërkohë sa i përket aplikimit online për dy muaj kemi dërguar mbi 1100 dokumente tek shtëpitë e qytetarëve”, është shprehur drejtori i Administratës së Përgjithshme Nazim Gagica. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.