DYLON

Gagica: Programi ynë qeverisës është garanci për zhvillimin, rritjen dhe zgjerimin e bizneseve

Gagica: Programi ynë qeverisës është garanci për zhvillimin, rritjen dhe zgjerimin e bizneseve
Avatar photo Redaksia

“Është shqetësuese që në rrethana pandemie institucionet në nivel vendi nuk kanë përfshirë të gjitha kompanitë prodhuese në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. Njëra nga to është edhe “Grid Grup” e cila nuk është përfituese e kësaj pakoje, si dhe diskriminimi që iu është bërë punëtorëve”, ka thënë nazim Gagica, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Ja deklarata e plotë:

EkoHigjiena

Sot, vizituam fabrikën e prodhimit të qelqit për izolime “Grid Grup”, me pronar, Visar Alidema.

Rreth 20 punëtorë, prej tyre 80% femra, kjo kompani prodhuese ka fokus tregun e jashtëm.

Është shqetësuese që në rrethana pandemie institucionet në nivel vendi nuk kanë përfshirë të gjitha kompanitë prodhuese në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. Njëra nga to është edhe “Grid Grup” e cila nuk është përfituese e kësaj pakoje, si dhe diskriminimi që iu është bërë punëtorëve.

Programi ynë qeverisës për katër vitet e ardhshme është garanci për zhvillimin, rritjen dhe zgjerimin e bizneseve të të gjitha veprimtarive.

Prioritet i yni është plotësimi i kushteve për të bërë biznes lirshëm, si dhe lehtësira tjera fiskale në mënyrë që krahas zhvillimit dhe rritjes së tyre, të rritet edhe numri i punëtorëve.

Me qeverisjen tonë, Gjilani do të shndërrohet në një qytet prodhues i cili depërton edhe në shtetet më të zhvilluara të botës.

Ne do të jemi krah tyre në secilën kërkesë dhe nevojë që ata kanë.

NG

Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.