DYLON

Gagica: Programi ynë parasheh lehtësira fiskale për të gjitha kompanitë që gjenerojnë vende të reja pune

Gagica: Programi ynë parasheh lehtësira fiskale për të gjitha kompanitë që gjenerojnë vende të reja pune
Avatar photo Redaksia

“Jashtëzakonisht ndihemi mirë kur kompani serioze si “DEA” arrijnë të eksportojnë në masë jashtë vendit. Prodhime cilësore dhe korrekt në punë. Mbi të gjitha, është kënaqësi kur sheh aq shumë të punësuar”, ka thënë Nazim Gagica, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Ja postimi i tij:

EkoHigjiena

Me ekipin fitues “Aleanca me qytetarin” vizituam sot kompaninë për prodhimin e ujit “DEA” në Gjilan, me pronar Mustafë Shala e cila me punën dhe seriozitetin e dëshmuar tani e sa vite, është storie suksesi.

Jashtëzakonisht ndihemi mirë kur kompani serioze si “DEA” arrijnë të eksportojnë në masë jashtë vendit. Prodhime cilësore dhe korrekt në punë. Mbi të gjitha, është kënaqësi kur sheh aq shumë të punësuar.

Programi ynë parasheh lehtësira fiskale për të gjitha kompanitë si kjo, të cilat përveç cilësisë, gjenerojnë edhe vende të reja pune.

Ne garantojmë përkrahje të vazhdueshme për funksionim sa më të lehtë e pa pengesa për kompanitë prodhuese, por edhe zgjerimin e biznese dhe ndihma për ato fillestare.

NG

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.