DYLON

Gagica: Përkulemi përgjithmonë para delegatëve të kohës dhe gjitha përpjekjeve për lirinë e atdheut

Gagica: Përkulemi përgjithmonë para delegatëve të kohës dhe gjitha përpjekjeve për lirinë e atdheut
Avatar photo Redaksia

“Në rrethana aspak të lehta, delegatët përmes aprovimit të aktit më të lartë juridik e politik, Kushtetutës, e krijuan bazën më të fuqishme të kohës lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kushtetuta e Kaçanikut shërbeu si motiv shtesë edhe për përpjekjet e mëpastajshme të shqiptarëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar në profili ne tij, Nazim Gagica, kryetar i AAK- së së Gjilanit.

Sipas tij, historia jonë është përplot ngjarje e data historike, secila me rëndësi të veçantë e për të qëllim të përbashkët, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë:

Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj dhe kolegë tjerë nga Aleanca, ishim në Kaçanik për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për delegatët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, në 33-vjetorin e aprovimit të Kushtetutës së Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Në rrethana aspak të lehta, delegatët përmes aprovimit të aktit më të lartë juridik e politik, Kushtetutës, e krijuan bazën më të fuqishme të kohës lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kushtetuta e Kaçanikut shërbeu si motiv shtesë edhe për përpjekjet e mëpastajshme të shqiptarëve për lirinë e Kosovës.

Historia jonë është përplot ngjarje e data historike, secila me rëndësi të veçantë e për të qëllim të përbashkët, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përkulemi përgjithmonë para delegatëve të kohës dhe gjitha përpjekjeve për lirinë e atdheut!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.