DYLON

Gagica: Për një vit e gjysmë e kemi reformuar Administratën e Përgjithshme

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Nazmi Gagica, ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka paraqitur raportin e punës së drejtorisë për periudhën janar – qershor 2015 dhe paraqet rritje të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe ulje të shpenzimeve të panevojshme.

Me këtë rast drejtori Gagica, ka thënë se në këtë drejtori janë të vendosur që nga dita e parë, për dhënie efikase të shërbimeve për qytetarë, digjitalizim të shërbimeve, ulje të shpenzimeve të panevojshme, sikurse edhe reformim të Administratës së Përgjithshme.

EkoHigjiena

“Në Drejtorinë e Administratës, në dhënien e shërbimeve për qytetarë, për gjashtë – mujorin e parë të vitit 2015, në sektorin e Gjendjes Civile janë pranuar mbi 43 mijë kërkesa dhe të gjitha kanë marrë përgjigje sipas ligjit. Ndërsa përmes aplikimit elektronik, kërkesën për dokumentacione e kanë bërë mbi një mijë qytetarë që dokumentin e kërkuar e kanë marrë në shtëpitë e tyre”, tha drejtori Gagica i cili ka paraqitur si problem mungesën e furnizimit me Certifikata origjinale nga Ministria e Punëve të Brendshme, në mungesë të operatorit për furnizim.

Edhe sa i përket Qendrës për Shërbim të Qytetarëve, Gagica, ka thënë se në këtë sektor, poashtu janë shënuar përmirësime, duke bërë kështu që edhe drejtoritë komunale të kthejnë përgjigje për qytetarë.

Ndërsa në fushën e investimeve, kjo drejtori ka bërë rregullimin dhe inventarizimin e zyrave të Këshillit të Fshatit, Përlepnicë, Malishëvë, Livoç i Ulët, Cërnicë dhe Llashticë, sikur që ka investuar edhe në disa zyra të Gjendjes Civile nëpër fshatra, pastaj rregullimin e zyrave të hapura për Drejtorinë e Shërbimeve Publike, transferimin e dosjeve nga arkivi i drejtorisë për në Prishtinë, intervenime të zyrtarëve të IT – së dhe aktivitete të tjera me shumë rëndësi.

Gjithashtu, Gagica është shprehur se krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2014, Komuna e Gjilanit ka shpenzuar 1200 litra më pak derivate, ndërsa krahasuar me vitin 2013, janë shpenzuar mbi 11 mijë litra më pak, përderisa ka shtuar se efikasiteti në punë është rritur dukshëm./2L ONLINE/