DYLON

Gagica: Për 20 muaj qeverisje, u arritën objektivat katër vjeçare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në konferencën për media, të mbajtur sot nga drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica, janë prezantuar punët për nëntë mujorin e këtij viti, i cili, karakterizohet me rritje të cilësisë në dhënie të shërbimeve, modernizim të administratës përmes projekteve të ndryshme, si implementimi i projektit “tele – work”, që deri më tani është treguar shumëi suksesshëm dhe gjatë muajit në vijim do të implementohet edhe projekti tjetër i “E-kiosqeve”, që kur shtohen edhe projekti për zyre të hapura dhe shërbime online i realizuar gjatë vitit të kaluar, dëshmon për efikasitet të plotë në këtë drejtori.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie, Nazim Gagica, ka thënë se në drejtorinë e tij ka rritje të cilësisë së shërbimeve për çdo ditë pune, sikur qëështë edhe realizimi i projekteve të planifikuara në funksion të përmirësimit tëshërbimeve për qytetarë.

EkoHigjiena

“Nëntë muaj të këtij viti karakterizohen me rritje të cilësisë dhe efikasitetit në dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar projektin “tele – work”, qëështë në kuadër të punës në distancë të zyrtarëve komunal. Deri më tani prej të gjitha matjeve që kemi bërë ka dalë të jetë projekt i suksesshëm, ngase ka mundësuar efikasitet në punë”, tha drejtori Gagica.

Gagica ka bërë publik edhe lajmin për fillimin e projektit për “E-kiosqet”, qëështë në funksion të dhënies së shërbimeve të drejtëpërdrejta për qytetarët e Gjilanit.

“Gjatë ditës së sotme do të bëhet nënshkrimi i kontratës për “E-kiosqet” dhe nga dita e nënshkrimit të kontratës brenda 20 ditëve të ardhshme do të bëhet funksionalizimi i plotë i tyre. Janë të paraparë të vendosen tri “E-kiosqe”, dy në qendër të qytetit dhe një tjetër në lagjen “Dardania”. Shërbimet që ofrohen janë certifikatat e Gjendjes Civile, duke mundësuar që qytetari të zgjedh vet cilin shërbim e dëshiron, cfarë lloj të certifikatës etj, të cilat i ofrohen në original, duke mundësuar kështu vulosjen e dokumentit dhe kryerjen e pagesës në të njëjtën kohë”, ka thënë Nazim Gagica, duke shtuar se dokumentet e lëshuara nga këto “E-kiosqe”, janë të validitetit të plotë.

Drejtori i Administratës, ka pohuar se ka rritje të efikasitetit në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe deri më tani kemi 96 % në dhënie të përgjigjeve dhe mbylljen e lëndëve deri në këtë periudhë.

Ai theksoi se edhe sa i përket shfrytëzimit të veturave zyrtare, ka përmirësime të dukshme në këtë sektor dhe ulje të shpenzimeve përditë e më shumë dhe rritje të shërbimeve në të njejtën kohë.

“Në sektorin e autoparkut krahasimi i periudhës së njejtë të këtij viti me vitin paraprak, pra me vetëveten është për 5 mijë litra derivate më pak të hargjuara, por krahasuar me vitin 2013 është 15 mijë litra më pak, që dëshmon kujdesin dhe përkushtimin që kemi në ruajtjen e paras publike dhe uljen e shpenzimeve të luksit”, ka thënë drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica.

Siç ka potencuar ai, për vetëm 20 muaj të qeverisjes, është arritur që të realizohen objektivat e parapara të kësaj Drejtorie,

“Kjo është arritur falë angazhimit të stafit dhe mbështetjes së fuqishme të kryetarit Lutfi Haziri, tash do të vazhdojmë tutje, modernizimin e arkivës dhe hapësirën shtesë për arkivën e të gjitha dokumenteve të drejtorive komunale”, tha ai.

Drejtori i Administratës ka informuar se gjatë kësaj jave do të bëhet edhe hapja e sallës së re të Kuvendit të Komunës, e cila është adekuate për mbledhje të Kuvendit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.