“Sot, bashkë me deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, përfaqësuesin për Gjermani, Ilmi Mustafa, atë për Zvicër, Ismet Hyseni, u mirëpritëm në takim nga koordinatori i AAK-së për Zvicër, Bajram Mulaj, kryetari i Aleancës për Lucern, Rexhep Salihaj, sekretari i AAK-së për Zvicër, Isa Zeriqaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë me të cilët biseduam për hapat e mëtejmë për shtrirjen dhe rritën e Aleancës gjithandej në Zvicër”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai u shpreh i kënaqur që sheh organizimin dhe vullnetin e bashkatdhetarëve për tu rreshtuar krah Aleancës duke e parë si rrugën më serioze dhe më të saktë për interesin e Kosovës, të qytetarëve të saj si dhe të diasporës shqiptare.
“Me këtë angazhim të figurave të respektuara në diasporë, Aleanca brenda pak muajve do të jetë forca kryesore politike në diasporë. Mbetemi të vendosur të jemi krah bashkatdhetarëve duke u angazhuar që Kosovën t’ua bëjmë interesante dhe tërheqëse edhe për ta vizituar edhe për të investuar”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/