DYLON

Gagica ngushëllon familjen Bajrami me rastin e ndarjes nga jeta të veteranes së arsimit, Safete Bajrami

Gagica ngushëllon familjen Bajrami me rastin e ndarjes nga jeta të veteranes së arsimit, Safete Bajrami
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranes së arsimit, Safete Bajrami, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bajrami.

Gagica ka thënë se mësuesja Safete do të kujtohet për kontributin e saj të madh në edukimin e fëmijëve.

“Mësuesja Safete nuk është më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për përkushtimin e saj ndaj arsimit si edukatore e shkollës “Selami Hallaqi”, si një mësimdhënëse e përpiktë, punëtore e vendosur, kolege e pazëvendësueshme dhe mbi të gjitha një qytetare me vyrtyte të larta dhe reflektuese e pozitivitetit maksimal..Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajrami, kolegëve, miqëve dhe farefisit”, ka thënë drejtori I DKA-së, Gagica, përmes këtij telegrami.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.