DYLON

Gagica në mbështetje të Shurdhanit: Për një shoqëri më të drejtë e më gjithëpërfshirëse

Gagica në mbështetje të Shurdhanit: Për një shoqëri më të drejtë e më gjithëpërfshirëse
Avatar photo Redaksia

”I nderuar të jem pjesë në tubimin e organizuar nga kandidati ynë për Kuvend Komunal, Fatmir Shurdhani. Në një atmosferë të ngrohtë me familjen, kolegët dhe miqtë e tij, u theksua respekti dhe mirënjohja për kontributin shumëvjeçar të Fatmirit në komunitet”, ka thënë Nazim Gagica, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Ai tha se angazhimi i vazhdueshëm i Fatmir Shurdhanit, sidomos për personat me aftësi të kufizuara, është dëshmi e vlerave të larta dhe e përkushtimit për një shoqëri më të drejtë e më gjithëpërfshirëse.

“Me vizionin dhe energjinë e tij, Fatmir Shurdhani do të jetë një zë i fuqishëm në Asamble Komunale për të gjithë qytetarët. I urojmë sukses dhe fitore më 12 tetor”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.