DYLON

Gagica në Dobërçan: Aleanca ka dëshmuar se nuk flet me fjalë, por me vepra

Gagica në Dobërçan: Aleanca ka dëshmuar se nuk flet me fjalë, por me vepra
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

Në Dobërçanin e njerëzve të organizuar, atdhetarë e të guximshëm, në vendin që shquhet për ambientin e pastër dhe për banorët që e duan dhe e mbrojnë atë.

Dobërçani ka qenë gjithmonë i rreshtuar drejt – një ndër fshatrat e rrallë që mendon kryekëput për banorët e tij dhe investon në të, edhe nga larg, përmes diasporës së tij të përkushtuar.

Sot, me kandidaten për deputete, Zarife Asllanin, shpalosëm pjesë nga programi ynë zgjedhor, i cili garanton siguri dhe zhvillim për Dobërçanin, Gjilanin dhe mbarë Kosovën. Aleanca ka dëshmuar se nuk flet me fjalë, por me vepra – e kemi dëshmuar këtë në Gjilan, e kemi dëshmuar në Kosovë, në çdo segment dhe për të gjithë qytetarët.

Investimi në bujqësi e blegtori, përmirësimi i infrastrukturës dhe lehtësirat e tjera në këto fusha janë pjesë e programit tonë zhvillimor. Kosova do të bëhet vend i jetueshëm për të gjithë!

Faleminderit kolegut tonë Ibish Ibishi për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite për këtë vend, për Gjilanin e për Aleancën. Faleminderit për organizimin kryetarit të nëndegës, Lulzim Hajdari.

✅137 për Kosovën Fituese!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.