DYLON

Gagica: Nderojmë të rënët e kësaj tragjedie që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare

Gagica: Nderojmë të rënët e kësaj tragjedie që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare
Avatar photo Redaksia

“Sot, në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Llashticës, nderuam me respekt të thellë të rënët e kësaj tragjedie që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, së Gjilanit.

Ai shto ise me përulësi vendosën lule mbi varret e atyre që u flijuan padrejtësisht, për të mos lejuar që kujtimi i tyre të zbehet kurrë.

EkoHigjiena

“Ky përvjetor nuk është thjesht një ditë përkujtimi, por një thirrje e fortë për drejtësi, kujtesë kolektive dhe përkushtim ndaj paqes e dinjitetit njerëzor”, ka thënë Gagica.

Sipas tij, masakra e Llashticës mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë dhe një dëshmi e sakrificës për liri.

“Kujtimi i tyre mbetet i gjallë dhe do të jetojë përherë në zemrat tona. Lavdi të rënëve për Liri”, ka thënë Nazim Gagica, i AAK-së, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.