DYLON

Gagica: Mirënjohje të përjetshme për dëshmorët e rënë, heronjtë që i dhanë jetën lirisë dhe trimat që e mbajtën të gjallë flakën e qëndresës

Gagica: Mirënjohje të përjetshme për dëshmorët e rënë, heronjtë që i dhanë jetën lirisë dhe trimat që e mbajtën të gjallë flakën e qëndresës
Avatar photo Redaksia

“Vetëm 19 ditë pas Epopesë së lavdishme të Jasharajve në Prekaz, një tjetër betejë heroike shpërtheu në zemër të Dukagjinit, në Gllogjan, ku kulla madhështore e Haradinajve dhe trimat e saj ngrihen në mbrojtje të atdheut”, thotë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në gjilan.

Gagica tha se më 24 mars 1998, në zemër të Dukagjinit, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i dolën përballë forcave të shumta serbe, duke u bërë mburojë për popullin dhe duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare.

EkoHigjiena

“Sot, në përvjetorin e 27-të të kësaj beteje të lavdishme, kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përjetshme për dëshmorët e rënë, heronjtë që i dhanë jetën lirisë dhe trimat që e mbajtën të gjallë flakën e qëndresës. Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit”, ka thënë Gagica  i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.