DYLON

Gagica: Me Jon Veselin, bashkë për ta çuar rininë në vendimmarrje!

Gagica: Me Jon Veselin, bashkë për ta çuar rininë në vendimmarrje!
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Jon Veseli.

“Sot, krah për krah me një nga të rinjtë më premtues të qytetit tonë – Jon Veselin. Ai është kryetar i të rinjve të Aleancës, student i shkëlqyeshëm i mjekësisë, dhe mbi të gjitha, një zë i guximshëm e i përkushtuar i gjeneratës së re”, thotë Gagica.

EkoHigjiena

Sipas të parit të AAK-së, Joni përfaqëson vlerat, energjinë dhe idealizmin që i duhet Kuvendit të Gjilanit.

“Me Jonin në Kuvend, rinia do të ketë përfaqësimin që e meriton – të fuqishëm, të përgjegjshëm dhe të pa kompromis për të ardhmen e qytetit. Bashkë për ta çuar rininë në vendimmarrje. Na priftê e mbara!”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.