DYLON

Gagica: Mbështetja jonë për prodhuesit është thelbësore

Gagica: Mbështetja jonë për prodhuesit është thelbësore
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

Fabrika për prodhimin e mobiljeve “Euro-Model” është një shembull i shkëlqyer i suksesit në industrinë e mobiljeve, duke tejkaluar kufijtë e mjedisit të brendshëm e duke u bërë lider në makromjedisin biznesor e që mbi 90% e të punesuarëve janë gra.

Mbështetja jonë për prodhuesit është thelbësore dhe përmes platformës së re ekonomike, politikat afatmesme do t’i orientojmë:

– Permiresimin e ambientit afarist dhe të bërit biznes; Nxitjen e investimeve të brendshme dhe të huaja në sektorin privat; Uljen e presionit fiskal; Për investitorët në sektorët strategjik, lirimi nga tatimi në fitim dhe në të ardhura përsonale deri në 3 vjet; Do të zvoglojmë çrregullimin e tregut të fuqisë punëtore dhe konkurrencën e padrejtë.

– Zbritje e akcizës për prodhimtarinë industriale, për naftë dhe makineritë bujqësore, si dhe një listë e gjatë e masave dhe veprimeve lehtësuese fiskale në platformën e re ekonomike e gjeni në numrin 137✅ dhe numrin tim 43✅!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.