DYLON

Gagica: Marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë për ShFMU “Abaz Ajeti”, është arritur me 23 dhjetor të vitit 2020

Gagica: Marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë për ShFMU “Abaz Ajeti”, është arritur me 23 dhjetor të vitit 2020
Avatar photo Redaksia

“Marrëveshja me Fondin e Kosovës për Efiçiencë për ShFMU “Abaz Ajeti”, krahas SHFMU ” Rexhep Elmazi” dhe SHMT “ Mehmet Isai”, është arritur me 23 dhjetor të vitit 2020”, ka thënë në një reagim të tij, Nazim Gagica, kryetari i AAK-së së Gjilanit, pasi komuna ka bërë publike se: “Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me drejtorin e FKEE në vlerë prej 350 mijë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “Abaz Ajeti””.

M tej Gagica thotë se Fondi i Efiçiencës së Energjisë është lansuar në janar të vitit 2019 nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik me përkrahje të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian. Për këtë fond Qeveria e Kosovës ka ndarë €1 milion, ndërsa Banka Botërore dhe BE-ja kanë zotuar €10 milion.

EkoHigjiena

“Ne i gëzohemi medoemos gatishmërisë për të filluar realizimin e këtyre projekteve të nisura kohë më parë, por lutemi që shkolla” Abaz Ajeti” të mos e ketë “fatin” e shkollës “ Rexhep Elmazi”, e cila nuk ka arritë ta mbyllë këtë projekt, ku nxënësit e kësaj shkolle tash e sa muaj vijojnë mësimet në shkollën “Selami Hallaqi’, por projekti me KFEE në shkollën “ Abaz Ajeti” të realizohet në kohë”, thekson Gagica i AAK-së.

Ai shtoi  se i i nkurajon që të vazhdohet me realizimin edhe të marrëveshjeve tjera të arritura në vitin 2020, sidomos ajo me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për SHFMU” Liria”-Pogragjë dhe SHFMU “Ibrahim Uruqi”- Bresalc.

“Ekzistojnë shumë projekte që kanë filluar që moti e të cilat prezantohen si projekte të qeverisë aktuale, qoftë në nivel nacional po ashtu edhe në atë lokal.  Meritorë për realizimin e projekteve nuk janë domosdo ata që prejnë shirita, por janë ata që kanë pasur vullnet që taksat e qytetarëve me i përkthye në investime të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë për përmirësimin e jetës së tyre”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.