DYLON

Gagica: Kuvendit i duhet Bekimi, një përfaqësuesi që flet me zërin e qytetarëve!

Gagica: Kuvendit i duhet Bekimi, një përfaqësuesi që flet me zërin e qytetarëve!
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Bekim Pajaziti.

“Malësia e Zhegocit, ky vend i lavdisë dhe krenarisë në historinë e re të Kosovës, do të përfaqësohet denjësisht në zgjedhjet lokale me Bekim Pajazitin , veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe afarist i suksesshëm”, thotë Gagica.

EkoHigjiena

Ai shto ise me përvojë në shërbim të atdheut dhe përkushtim në zhvillimin ekonomik, Bekimi është alternativa më e mirë për një përfaqësim të ndershëm, të zëshëm dhe të përgjegjshëm në Kuvendin Komunal.

“Kuvendit i duhet Bekimi – sepse ne kemi nevojë për një kuvend funksional dhe përfaqësues që flet me zërin e qytetarëve. Na priftë e mbara!”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.