DYLON

Gagica kujton Bajramin: Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të mësuesit dhe atdhetarit, Muharrem Bajrami – Muja

Gagica kujton Bajramin: Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të mësuesit dhe atdhetarit, Muharrem Bajrami – Muja
Avatar photo Redaksia

“Para një viti u nda nga jeta pedagogu, atdhetari dhe humanisti Muharrem Bajrami – Muja. Për më shumë se gjysmë shekulli ai i shërbeu arsimit, çështjes kombëtare dhe njerëzve në nevojë”, thotë Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit.

Ai tha poashtu se, edhe në moshën e pleqërisë Muharrem Bajrami – Muja nuk pushoi së angazhuari, duke u bërë zë i pensionistëve dhe i të pambrojturve. Për përkushtimin e tij kombëtar u arrestua dhe u burgos më 1999, por kurrë nuk u gjunjëzua.

“Trashëgimia e tij vazhdon edhe përmes familjes: djali i tij, Elhami Bajrami, kontribuoi në sport dhe në luftë, si veteran i sportit dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nipi i tij, Eruditi, përfaqëson gjeneratën e re si arkitekt i përkushtuar”, ka thënë tutje Gagica.

Ai shtoi se Muja do të mbetet përjetësisht “Muja i Gjilanit”, shembull i dijes, qëndresës dhe humanizmit.

“Lavdi jetës dhe veprës së mësuesit Muharrem Bajrami!”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.