DYLON

Gagica: Kujtojmë e nderojmë të rënët e të gjitha etapave të historisë për çlirimin e atdheut

Gagica: Kujtojmë e nderojmë të rënët e të gjitha etapave të historisë për çlirimin e atdheut
Avatar photo Redaksia

“Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, kujtojmë e nderojmë të rënët e të gjitha etapave të historisë për çlirimin e Atdheut.  Ka qenë e ditur prej kohësh se sakrifica ishte e domosdoshme për lirinë e Atdheut”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, dega në Gjilan.

Ai tha se gra e burra patriotë, me kohë e kishin kuptuar çmimin për liri e për shtet, ndërsa të vetëdijshëm u përjetësuar.

EkoHigjiena

“Po ashtu, sot kujtojmë edhe atdhetarin e njohur, Zija Shemsiu në 38-vjetorin e vrasjes”, ka thënë Gagica.

Ai u shpreh se Zija Shemsiu ishte shembulli më i mirë i shqiptarit që refuzon të jetonte në robëri. Atë e gjejmë në organizimin e protestave në diasporë kudo që jetonin shqiptarë. I vendosur që të vazhdonte rrugën e trasuar nga paraardhësit deri në çlirimin e Kosovës.

“Të gjitha ngjarjet historike që kulmuan me luftën e lavdishme, të pastër dhe të domosdoshme të UÇK-së, ishin të motivuara dhe të frymëzuara nga jeta dhe vepra e Zija Shemsiut me shokë.  Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut!”, ka thënë Gagica i AAK-së  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.