DYLON

Gagica: kemi rritje efikasiteti dhe eliminim të skajshëm të tollovive

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica ka thënë të premten se në këtë Administratë po punohet me elan dhe se edhe në momentet e fluksit të pritur për shkak të mërgimtarëve, në sektorët e kësaj drejtorie është rritur efikasiteti fla punës së të gjithëve duke mos lejuar tollovi.

“Pikërisht edhe në kohën e fluksit të madh të mërgimtarëve, po punohet shumë dhe nuk po ka radhë të qytetarëve para sporteleve, që është tregues i një rritje të efikasitetit dhe eliminim te skajshëm të tollovive në krahasim me vitet paraprake, dhe kjo vjen natyrisht si rezultat i rritjes se efikasitetit të punës së zyrtarëve komunal në këtë sektor përmes menaxhimit të drejtë dhe fleksibil të resurseve njerëzore si dhe rritjes se cilësisë së shërbimeve përmes avancimeve teknologjike ku administrata e Gjilanit po prekë pikën më të lartë në kurbën e modernizimit, e performancës dhe efikasitetit të Administratës Komunale”, ka thënë Gagica. /2L ONLINE/

EkoHigjiena