Gagica: Jemi Administrata Publike më e suksesshmja në nivel vendi

/2L ONLINE/ – Programi i USAID, “Ta avancojmë Kosovën së bashku”, ka zgjedhur Drejtorinë e Administratës Publike në Gjilan, si më funksionalen në nivel vendi. Në bazë të këtij hulumtimi, Administrata Publike në Gjilan ka kryer me efikasitet kërkesat e qytetarëve dhe ka ofruar shërbime transparente e në kohë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Administratës Publike në Gjilan, Nazim Gagica, sipas të cilit ky vlerësim është meritë e angazhimit serioz të zyrtarëve dhe do të shërbej si motivim shtesë për punën e mëtutjeshme dhe rritjen e përgjegjësisë së Administratës Publike në Gjilan.

“ Administrata Publike në Gjilan ka pranuar një e-mail se është zgjedhur Drejtoria më funksionale në nivel vendi. Programi i USAID-it ka bërë edhe vlerësime të tjera për të gjitha performancat e drejtorive të Kosovës, si në Prishtinë ka zgjedhur Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe në Prizren atë të Kadastrit. Për drejtorinë tonë, ky lajm bënë të ndihemi mirë që të gjithë, sepse kjo është edhe meritë e zyrtarëve të angazhuar. Por, ky vlerësim do të shërbejë si motivim për të vazhduar tutje, për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët”, ka thënë Gagica.

Sipas tij, shërbimet e avancuara dhe mundësia e aplikimit online dhe përmes E-kioskeve ka ofruar mundësi më të lehta për qytetarët për paisjen me dokumentet e kërkuara, por një pjesë e tyre vazhdojnë të kërkojnë shërbime në mënyrën tradicionale, atë të orientimit në sportele./2L ONLINE/

KOMENTE