DYLON

Gagica: Ilmi Mustafa, kandidati i vetëm nga diaspora, nis takimet me fqinjët e tij

Gagica: Ilmi Mustafa, kandidati i vetëm nga diaspora, nis takimet me fqinjët e tij
Avatar photo Redaksia

Ndër ata që synojnë ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit është edhe Ilmi Mustafa, i cili është pjesë e listës garuese të AAK-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

E, Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit, ka bërë me dije se ishte sonte krah afaristit të suksesshëm në Gjermani, Ilmi Mustafa, që u takua me fqinjët e tij për të nisur punën drejt zgjedhjeve të tetorit.

EkoHigjiena

“Ilmiu premton të sjellë përvojën e tij nga Gjermania për të investuar në zhvillimin e Gjilanit dhe për të krijuar mundësi pune për të rinjtë e qytetit”, bënë të ditur Nazim Gagica.

Ai bëri me dije se ky takim ishte hapi i parë drejt një fushate që ka për qëllim forcimin e komunitetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit.

“Për Gjilanin e Ri – së bashku me Ilmiun”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.